back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeSot është ditëlindja e Zahir Pajazitit

Sot është ditëlindja e Zahir Pajazitit

Të ngjajshme

VV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë...

GO+Peja shënon fitorën e parë në ENBL

Klubi basketbollistik GO+Peja ka shënuar fitorën e parë për...

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi...

Linjë e re ajrore Lyon–Prishtinë, Franca: Simbol i miqësisë franko-kosovare

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar për linjën...

Pamje LIVE nga uragani më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën

Uragani Melissa sapo ka mbërritur në bregun jugperëndimor të...

Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot do të bëj homazhe dhe vendos kurora me lule te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti.

Homazhet do të organizohen me rastin e ditëlindjes së Pajazitit, shkruan arbresh.info.

Ceremonia do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ora 10:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz