BallinaLajmeKandidati i LDK’së i reagon Ramiz Kelmendit

Kandidati i LDK’së i reagon Ramiz Kelmendit

Të ngjajshme

Olta bëhet gati për palestër, vë në hap ‘asetet’ e saj të bollshme

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

Ndeshjet zyrtare të Botërorit 2026 do të transmeton live...

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar Ramiz Kelmendit i cili në një deklaratë të tij ka thënë se ia ka humbur LDK’së mbi 10 mijë vota.

Kelmendi ishte larguar nga LDK’ja pak para fushatës zgjedhore për arsye se aty nuk po gjente hapësirë, dhe ai vendosi t’i bashkohej PDK’së.

“Mbështetja ime për PDK-në ka qenë ekskluzivisht për t’i treguar LDK-së së lëvizja ime nuk është thjesht lëvizje e një personi, por lëvizje e 3-4% të votave të përgjithshme”, tha  Kelmendi në një emision në RTV Dukagjini.

“Dezertor politik serik!”, ka thënë Hamiti për Kelmendin në një postim në Facebook.

Hamiti në disa postime të mëhershme kishte akuzuar të gjithë ata që po ndërrojnë disa herë partitë se janë dezertorë dhe njerëz pa parime.

“Me qindra dezertorë politikë në muajin e fundit. Votuesi i Kosovës i njeh si të tillë, besoj, dhe do t’u japë vendin e merituar”, kishte shkruar ai.

“Rrnofshin qëndrestarët!”

Kelmendi disa herë ka ndërruar partitë politike. Ai fillimisht kishte qenë anëtar i AAK’së, dhe pastaj nga aty kaloi në LDK. Tani është anëtar i PDK’së. /Express/\

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz