BallinaLajmeRinumërimi i votave të diasporës, KQZ-ja tregon se kur fillon procesi

Rinumërimi i votave të diasporës, KQZ-ja tregon se kur fillon procesi

Të ngjajshme

✨👠 Moda po kthehet… dhe po vjen në kinema! 👠✨

The Devil Wears Prada 2 – Premiera më glam e...

Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit gjatë homazheve

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të...

Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogram ari

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se, në kuadër të...

Kujdes, kamerat e policisë ju vëzhgojnë/ Afro 500 gjoba brenda tre muajsh në kryeqytet

Gjatë periudhës janar–mars 2026, njësiti i trafikut në kryeqytet...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është deklaruar pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërimin e votave të ardhura me postë jashtë Kosovës.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se janë në pritje të marrjes së vendimit.

“Ne do të presim që ta marrim vendimin, për të parë të gjithë përmbajtjen, dhe do t’iu mbajmë të informuar në kohë për procedimin e mëtejmë, konform detyrimeve ligjore që kemi si institucion”, është shprehur ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë sot vendimin nga Gjykata Supreme e Kosovës ku konfirmohet e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe hapet rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.

Kjo parti ishte ankuar në vendimin e PZAP, me të cilin nuk lejohej numërimi i 4639 zarfeve me vota, pasi kishin arritur me vonesë në Kosovë. Në ankesën e dytë të Vetëvendosjes, Gjykata Supreme vendosi që KQZ të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve të ardhura jashtë Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz