Gjatë periudhës janar–mars 2026, njësiti i trafikut në kryeqytet ka shqiptuar gjithsej 465 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Sipas të dhënave, kundërvajtjet më të shpeshta për të cilat janë ndëshkuar shoferët përfshijnë mosrespektimin e shenjave të trafikut, përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes së makinave, si edhe tejkalimin e kolonave të automjeteve.
“Gjatë muajve janar-mars 2026 nga njësiti i trafikut të kryeqytetit janë shqiptuar 465 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Kundërvajtjet më të zakonshme për të cilat janë shqiptuar gjoba kanë qenë mosrespektimi i shenjës së trafikut, përdorimi i telefonit mobil gjatë vozitjes, tejkalimi i kolonës së automjeteve etj”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës, për IndeksOnline.
Mbikëqyrja e trafikut po vazhdon të intensifikohet, ndërsa aktualisht në Kryeqytet monitorohen rreth 170 kamera, të cilat kontribuojnë në identifikimin dhe parandalimin e shkeljeve në komunikacion./IndeksOnline/
