BallinaLajmePasi që iu arrestua zyrtarja, fletë Shpend Ahmeti

Pasi që iu arrestua zyrtarja, fletë Shpend Ahmeti

Të ngjajshme

Vodhën gjësende nga shtëpia e një personi në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar pesë person...

Ekspertët vlerësojnë se ligji për produktet themelore nuk do të gjejë zbatim në praktikë

Buka, qumështi, vezët e drithërat varirojnë me çmime  të...

Një guidë jo e zakonshme, roboti orienton turistët në muzeun e Italisë

Italia po teston robotin guidë R1 në Palazzo Madama...

Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë

Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur në sheshin...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar se si është arrestuar zyrtarja e Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ahmeti ka thënë se gjatë një kontrolli që kanë bërë në Komunë kanë vërejtur se një zyrtare ka lëshuar vërtetime të rrejshme për tatim në pronë, vërtetim ky që kërkohet për regjistrimin e veturës.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendshëm në komunën e Prishtinës, kemi gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë.

Këto vërtetime kërkohen për të regjistruar makina, dhe natyrisht se lëshimi i rrejshëm i vërtetimeve të tilla është shkelje ligjore.

Km udhëzuar drejtoreshën e financave që zyrtaren ta denoncoi në polici dhe kemi filluar procedurat disiplinore. Si pasojë e denoncimit e njëjta zyrtare sot është shoqëruar në polici për vepër penale.

Si gjithmonë, nuk do të tolerojmë shkelje të tilla nga zyrtarët tonë pa marr parasysh pozitat e pasojat”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz