back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeHeshtin ata që dikur e cilësuan vetëvrasje vdekjen e Astrit Deharit

Heshtin ata që dikur e cilësuan vetëvrasje vdekjen e Astrit Deharit

Të ngjajshme

Si u bë 14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

Një 14-vjeçar me rrënjë nga Kosova është bërë hero...

BMW-ja e Papës shitet për 156,000 euro

Një BMW R 18 Transcontinental me firmën e Papa...

Koalicioni PDK-LDK në Fushë-Kosovë, Besnik Osmani tregon nëse ishte në dijeni Abdixhiku

Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës...

Vrasësi i kryeministrit japonez e pranon veprën: Unë e kreva, ja pse e bëra këtë veprim

Tetsuya Yamagami, burri i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit...

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda...

Ish ministrja Hoxha, prokurori Hoxha, ish komandanti i policisë Krasniqi, nuk kanë dashur të flasin pas raportit për Deharin.

“Pra të gjitha provat dëshmojnë se ky rast ishte vetëvrasje…”.

Kështu deklaronte ish kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha më 18 nëntor të vitit 2016.

10 ditë pasi u varros Astrit Dehari, e 12 ditë pas vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit, Hoxha një në një konferencë për media siguronte se raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, konstatonte se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, si pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes nga një mjet i fortë, raporton T7.

Tri vite me vonë, ky konstatim u hodh poshtë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrës. Sipas ekspertizës të këtij Instituti, Astrit Dehari është vrarë.

E kësaj radhe, Sylë Hoxha thotë se nuk mban asnjë përgjegjësi për raportin që vetë e pati lexuar.

Por as prokurori i rastit Metush Biraj, nuk është shprehur i interesuar të flasë për ekspertizën e Institutit Zviceran për rastin Dehari.

Ish drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi që në natën kritike të vdekjes së Deharit, kishe thënë se aktivisti i VV-së kishte vdekur nga përdorimi i tepruar I medikamenteve, tash kur doli raporti, sugjeron që vetëm Sylë Hoxha mund të flas për këtë cështje.

Ministrja e Drejtësisë në atë kohë, Dhurata Hoxha në atë kohë shprehej e shqetësuar me deklaratat dhe diskutimet për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

Të enjten, Dhurata Hoxha nuk pati as shqetësim e as interesim të njëjtë.

Ajo nuk i është përgjigjur pyetjeve të Televizionit në lidhje me përgjegjësinë që institucionet kanë për këtë rast dhe raportin e vitit 2016, që është me konkluzione të ndryshme nga ai i 2019.

E shefi i partisë së Dhurata Hoxhës, Kadri Veseli gjatë interpelancës për Astrit Deharin, në mars të vitit 2018, pati fajësuar politikën e Vetëvendosjes për vdekjen e aktivistit.

Ndryshe, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ishte Shpend Maxhuni e drejtor i Burgjeve Sokol Zogaj.

Të gjendur në një situatë të re pas publikimit të raportit për Deharin, kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thënë të enjten se do të kërkojë ndihmë nga SHBA-të për hetimin e këtij rasti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz