back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeAvni Dehari përmend njerëzit që sipas tij janë përgjegjës për vrasjen e...

Avni Dehari përmend njerëzit që sipas tij janë përgjegjës për vrasjen e Astritit

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Babai i Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka thënë se raporti i ekspertizës zvicerane për vdekjen e djalit të tij konstaton se ai është vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016.

“Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë: frëngjisht dhe të përkthyer. Sipas konkluzioneve që kërkuam t’i lexojmë, bëhet fjalë për vrasje dhe jo për vetëvrasje dhe sipas kësaj duhet të hapen hetime për vrasjen e Astrit Deharit më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit”, ka thënë ai.

Avni Dehari, përgjegjës për vdekjen e të birit i ka bërë kryeprokurorin e atëhershëm të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxhën, ministren e atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxhën, gazetarë e media.

“Për vrasjen e Astrit Deharit, përgjegjës janë, përpos kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxhës, së bashku me kompaninë e tij dhe ministres së atëhershme, Dhurata Hoxhës. Janë edhe argatët e tyre, në rastin konkret, Baton Haxhiu me Klan Kosovën si media, pastaj kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Behxhet Shala dhe Vehbi Kajtazi i Insajderit, që vazhdimisht nëpër media janë përpjekur ta bindin opinionin se bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka thënë Dehari raporton gazeta sinjali.

Pas publikimit të këtij raporti në këtë formë, ende nuk është deklaruar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala si dhe prokurori që është marrë me këtë rast, Metush Biraj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz