BallinaLajmeZarfet e ardhura nga Serbia po numërohen me rroba speciale

Zarfet e ardhura nga Serbia po numërohen me rroba speciale

Të ngjajshme

Gjoshi: Mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ cenon legjitimitetin e zgjedhjeve

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi...

KQZ-ja në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit...

Raporti i Bankës Botërore: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor mbetet e ngadaltë

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e...

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e punimeve në Parkun Industrial të Lipjanit

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,...

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur pas 10 ditëve dyert e sallës në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilën janë të vendosura zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia.

Këtë lajm e ka konfirmuar për EkonomiaOnline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se kanë filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

Ky vlerësim, sipas tij është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon.

“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen. Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, ka thënë Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz