back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeMesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Mesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Varroset Shqipdon Aliu, i cili u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.

Familjes u kishte thënë se po nisej për Prishtinë.

Por Shqipdon Aliu, të enjten kishte marrë rrugën drejt këtij vendi në periferi të fshatit Gadime të Lipjanit.

Dhe këtu ishte edhe fundi i 24-vjecarit.

Pas një javë kërkimesh, trupi i Shqipdonit u gjet në një gropë, e hapur nga një kompani gurthyese.

Ahmet Limani nga Gadimja ishte ai që pa i pari trupin pa shenja.

Limani kishte dalë për shëtitje kur kishte hasur në një telefon, i cili rezultoi të jetë i të ndjerit.

Gjatë kontrollit që ia kishte bërë telefonit, Limani kishte lexuar edhe disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

Po ashtu mesazhi tjetër që kishte lënë shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë.

Ai është gjetur afër një gurthyesi.

E sigurimi që kishte qenë në orar atë kohë tregon se në vendin ku është gjetur Shqipdoni nuk zhvillohen punime.

Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë obduksioni.

E me të ardhur koha e drekës, filluan edhe t’ia bënin gati varrin.

Qindra persona morën pjesë në varrimin e të riut, i cili ende nuk dihet si vdiq.

Ai u varros afër babait të tij, i cili ndërroi jetë pesë ditë më parë.

Ndërkohë, familjarët thonë se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Shqipdonin.

Në varrim ishin edhe shokët e Shqipdonit, dhe krerët e komunës së Lipjanit.

Në anën tjetër, Prokuroria e Shtetit gjatë ditës ka thënë se trupi që është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta, kurse rezultatet e obduksionit që ende nuk janë publikuar do të ndihmojnë shumë për zbardhjen e rastit.

Shqipdoni ishte djali i vetëm i familjes, derisa ka lënë një motër të vogël nëntëvjeçare dhe të ëmën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz