back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeÇka përmban videoja që flitet se e la Shqipdoni pak para se...

Çka përmban videoja që flitet se e la Shqipdoni pak para se të vdiste?

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Ende janë të paqarta rrethanat se si ndërroi jetë 24-vjeçari nga komuna e Lipjanit, Shqipdon Aliu. Mirëpo, ajo çka dihet deri më tani është se ai pak para se të vdiste kishte lënë pas një video-incizim në telefon. Kështu deklaron kreu i Lipjanit, Imri Ameti.

Ai, i ftuar në Pressing të T7, ka folur edhe për vdekjen e 24-vjeçarit, Shqipdon Aliu, trupi i të cilit u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.

“Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se kjo çka ka ndodhur është fatkeqësi dhe se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“Kjo çka ka ndodhur është një fatkeqësi. Ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe qytetarët e Gadimes nga Lipjani”, ka thënë Ahemti në Pressing.

Se Shqipdoni ka lënë mesazhe në telefon ka raportuar edhe T7. Gjatë kontrollit që iu bë telefonit, personi që gjeti trupin kishte lexuar disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

Po ashtu, mesazhi tjetër që kishte lënë Shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë.

Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë obduksioni.

LEXO EDHE: Mesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Të Fundit

Sport

ShowBiz