back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeMuajin e ardhshëm Macron do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Muajin e ardhshëm Macron do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm.

Në komentin e tij publik pas bllokimit të hapjes së negociatave me këto vende, ai u shpreh se do të takohet me kryeministrat Rama dhe Zaev për të folur për reformat dhe hapat që duhet të bëjnë këto vende.

Me vizitën e tij Makron duket se ka për qëllim t’u dëshmojë Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është e hapur dhe Franca do t’i ndihmojë për të arritur këtë objektiv. Një burim diplomatik në Tiranë u shpreh për Exit.al se ende nuk ka detaje për këtë vizitë, pasi ajo është vendosur së fundmi dhe mbetet ende një premtim në parim.

Burimi diplomatik konfirmoi se si shenjë të mbështetjes së Francës për Shqipërinë, Presidenti Makron ka vendosur hapjen në Tiranë të zyrës të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të zbatojë ndihmën e Francës për projekte zhvillimi në Shqipëri. Me gjasa, ky hap mund të shënojë rritje të ndihmës franceze, e cila deri tani nuk ka qenë donator i rëndësishëm i Shqipërisë. Makron kishte planifikuar ta vizitonte Shqipërinë fillimisht në vjeshtën e vitit 2018, në një turne Ballkanik, por ky turne u anulua. Makron vizitoi Serbinë më 16 korrik, pas anulimit të Samitit të Parisit në lidhje me negociatat Serbi-Kosovë. Edhe këtë herë ai zgjodhi të shmangte Shqipërinë. Duket se reagimi kritik i shumë vendeve evropiane për veton praktike franceze ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut e ka nxitur Makronin që më në fund t’i vizitojë të dy vendet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz