BallinaKulturëKaq vite mbushi sot Mimoza Shkodra

Kaq vite mbushi sot Mimoza Shkodra

Mimoza feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mimoza Shkodra sot feston datë të shënuar. Ajo sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 35 vjet, shkruan rtv21.

Shkodra në datën e lindjes së saj pritet të marrë urime të shumta nga të gjithë ata që e duan. Mimoza Shkodra është këngëtare e njohur, e cila njihet për hite dhe bashkëpunime të shumta.

Disa nga hitet e saj janë: “Ndarja”, “Burrat nuk janë si ti”, “Më doje ti”, “Jena nda” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn, “Dashni” në bashkëpunim me Seldi Qalliun etj.

Ndërsa, projekti i fundit muzikor i artistes është “T’lutem” në bashkëpunim me Skerdin. Projekti është publikuar në muajin korrik dhe deri tani ka mbi 5 milionë klikime.