BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutArrestime të reja në Veri për vrasjen e Oliver Ivanoviq (VIDEO)

Arrestime të reja në Veri për vrasjen e Oliver Ivanoviq (VIDEO)

Të ngjajshme

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen...

Forbes publikon listën e miliarderëve, ja kush janë 5 më të pasurit në botë

Sipas renditjes më të fundit të Forbes për vitin...

Abdixhiku nga Meja: Kosova duhet të kërkojë drejtësi për njerëzit e vet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar masakrën e...

Emily zbulon pse kishte frikë nga Meryl Streep gjatë xhirimeve të filmit

Sigurisht, Emily Blunt mund të jetë një aktore e...

Është arrestuar zyrtari i lartë policor në stacionin e policisë në Veri të Mitrovicës, Rade Basara, njofton Klan Kosova.

Përpos tij, është arrestuar edhe një person tjetër emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Këto arrestime kanë ndodhur sot gjatë një aksioni special me 100 policë të angazhuar, nga i cili nuk është arritur të arrestohet edhe zyrtari tjetër i lartë  – shef i Operativës, Zhelko Bojiq.

Që të dy, sipas prokurorit special Sylë Hoxha, dyshohen për krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave dhe veprimtarive tjera që kanë të bëjnë me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Përpos kësaj, Hoxha ka thënë se i gjithë ky aksion është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale përderisa është ekzekutuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të rënda, njofton Klan Kosova.

Më poshtë pamjet nga terreni realizuar nga gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz