back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeRikthehet ‘vera’: Këto do të jenë temperaturat përgjatë javës

Rikthehet ‘vera’: Këto do të jenë temperaturat përgjatë javës

Të ngjajshme

“Tre Luanët” pa problem me Andorrën, fitojnë dhe vazhdojnë si lider i grupit

Kombëtarja e Anglisë ka vazhduar me fitore në kualifikime...

Zgjedhjet lokale: Prishtina me 224 mijë votues – pasojnë Prizreni e Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen...

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja shënoi Ditën...

Java në vijim do të karakterizohet me mot shumë të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Kjo si rrjedhojë e fushave të presionit të lartë që po shtrihen nga rajoni ynë, përderisa nga Mesdheu po depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.

Në vise të ulëta, për shkak të inversionit termik dhe qarkullimit jo të mjaftueshëm ajror, do të krijohen kushte për mjegull/mjegullinë orëve të mëngjesit, derisa orëve të mbrëmjes, ky fenomen mund të ndikojë edhe në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat e AQI-së shkurtazi mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 10 gradë celsius, e maksimalet nga 24 deri në 26 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të fillojë të zbres afër këtyre vlerave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz