back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMos ua mësyni sot këtyre dy rrugëve të Prishtinës

Mos ua mësyni sot këtyre dy rrugëve të Prishtinës

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Policia e Kosovës pas kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura për sigurinë para ndeshjes Kosovë – Mali i Zi.

Në bazë të planit operacional të Policisë, Drejtoria Rajonale e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, PK do të veproj në gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Me këtë rast, policia do të ndërpresë qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.

Operacioni në fjalë do të fillojë të implementohet sot (14.10.2019), që nga ora 10:00 deri 23:00, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Të Fundit

Sport

ShowBiz