Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeAksident trafiku në Gllarevë – një person humb jetën

Aksident trafiku në Gllarevë – një person humb jetën

Të ngjajshme

Trump: Kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

“Sot shënohet përvjetori gjashtëmujor i mandatit tim të dytë,...

Skandali në koncertin e Coldplay, dalin pamje të reja të nxehta

Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë teknologjike që ndodhet në epiqendrën...

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit....

Të mërkurën rreth orës 22:30 në rrugën Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës Opel me targa vendore i drejtuar nga i dyshimti dhe një motokultivator i drejtuar nga viktima, njofton Klan Kosova.

“Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Ndërsa tre persona janë lënduar dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi”.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë”.

LEXO EDHE: Pamje të frikshme nga aksidenti i djeshëm mes “Golf 2” dhe autobusit urban

- Advertisement -

Të Fundit