back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNë Drenicë votohet edhe për partitë serbe

Në Drenicë votohet edhe për partitë serbe

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Në Drenas, ndonëse nuk jeton asnjë familje serbe, pothuajse të gjitha subjektet politike serbe kanë fituar vota, ndërkaq në Skenderaj, partitë politike serbe kanë fituar 150 vota. Në Drenas dhe në Skenderaj ngadhjeu PDK-ja me 65.13 për qind të votave, përkatësisht me 76.21 për qind të votave të qytetarëve. Në Skenderaj 1.758 fletëvotime të pavlefshme. Fajtori kryesor që PDK shkon në opozitë, përçarjet e mëdha dhe Kadri Veseli, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e tretë në Kosovë me vetëm 21.3 për qind të votave të fituara, por në dy komunat e Drenicës, Drenas dhe Skenderaj, PDK-ja ka fituar bindshëm përballë subjekteve politike të tjera.

Se PDK-ja nuk i ka punët mirë është ditur edhe më herët, pasi që përçarjet e mëdha në të dy degët, të cilave u ka kontribuar edhe vetë Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, gjatë fushatës zgjedhore ishin thelluar edhe më shumë.

Pak para zgjedhjeve, një prej njerëzve kryesor të PDK-së në Drenas, Naim Bazaj, është detyruar të largohet nga partia, i pakënaqur me rrjedhen e zgjedhjeve të brendshme, pasi që nuk ishte zgjedhur kryetar i degës, ndonëse zyrtarët më të lartë të PDK-së i kishin premtuar atij drejtimin e degës në katër vitet e ardhshme, shkruan më tutje “Zëri”.

Bazaj gjithashtu nuk ishte pajtuar me punën e kryetarit Ramiz Lladrovci, të cilin e kishte cilësuar si njeriun që “ka degraduar PDK-në dhe si njeriun që PDK-së ia ka humbur besimin tek populli”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz