BallinaRegjionaleSkenderajJa arsyet pse NISMA po kërkon rivotim në Runik të Skenderajt

Ja arsyet pse NISMA po kërkon rivotim në Runik të Skenderajt

Të ngjajshme

E rëndë në Pejë, një punëtor humb jetën në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë. Burime të IndeksOnline...

Ekspozitë e çuditshme në Berlin: Qen robotë me kokat e personazheve të famshëm

Qentë robotë me koka silikoni hiperrealiste të modeluara sipas...

“Jo më djalë i mirë”, Trump mesazh Iranit, poston foto me AK-47

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një fotografi të...

NISMA për Kosovën ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që fshati Runik i Skënderajt të shkoj në rivotim, me arsyetimin se kanë ndodhur parregullsi gjatë procesit të votimit në zgjedhjet e së dielës së kaluar.

Sipas burimeve të “Front Online”, nëse aprovohet kërkesa e tyre për rivotim, atëherë ky subjekt politik mund ta kaloj pragun zgjedhor, pasi që ka numër të madh të votuesve. Sipas të dhënave nga Komuna e Skënderajt, Runiku i ka 2978 votues të regjistruar, përderisa në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 737 qytetarë.

Edhe kryesuesi i sekretariatit në PZAP, Mulë Desku, ka konfirmuar pranimin e ankesës nga NISMA, e cila, sipas tij, është duke u shqyrtuar, pasi që, siç thotë ai, edhe Policia e Kosovës po merret me këtë rast.

“Po është një ankesë nga NISMA për Kosovën që fshati Runik të shkojë në rivotim.Ankesa është duke u shqyrtuar. Edhe Policia e Kosovës është duke u marrë me këtë rast”, tha Desku.

Ndërsa nga NISMA për Kosovën kanë thënë se kandidati i tyre për deputet, Xhevdet Smakiqi, ka kërkuar që kjo qendër të shkoj në rivotim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz