BallinaLajmeDaçiq: E kam ditur se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë,...

Daçiq: E kam ditur se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, ja kush më ka njoftuar

Të ngjajshme

Omar Sharif në Chichester: Frymëzim për një dramë të re

Historia e një vizite të papritur të aktorit legjendar...

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se ishte njoftuar se kush pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ai ka thënë se së fundmi gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratire e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.

“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Daçiq në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd.

Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”.

“Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz