BallinaZgjedhjetShembull i mirë, kryetari i kësaj komune e pranon humbjen, e uron...

Shembull i mirë, kryetari i kësaj komune e pranon humbjen, e uron partinë fituese

Bali Muharremaj e ka pranuar humbjen e AAK-së në Suharekë. I pari i komunës ka thënë se partia e tij radhitet e dyta ndërsa e ka uruar partinë e parë, LDK-në për fitore. “Të nderuar qytetarë.

Zgjedhjet e sotme treguan se ne mund të organizohemi përmes rregullave demokratike.

Ato u organizuan si është më së miri duke mos u shënuar asnjë incident.

Sipas rezultateve preliminare, sipas radhës ne jemi të dytët.

Si kryetar i degës së AAK-së në Suharekë, ju uroj për fitoren subjekteve tjera.

Poashtu i falenderoj përzemërsisht të gjitha strukturat dhe mbështetësit tanë” shkruan Muharremaj në njoftim.