back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinatoplajmiPDK: Levizja Vetëvendosje po blen vota në Prizren

PDK: Levizja Vetëvendosje po blen vota në Prizren

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Në bazë të informacioneve të PDK-së nga terreni, të raportuara nga komisionerët dhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja, informohet opinioni i gjërë publik se Lëvizja Vetëvendosje nga ethet dhe frika e kapluar për humbjen që do ta pësojnë sot nga sovrani, ka filluar me të madhe, madje edhe në mënyrë publike blerjen e votave në Prizren. Rasti është raportuar në polici, ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e SHFMU “Abdyl Frashëri”, është zënë në flagrancë një aktivist i VV-së, duke blerë vota. Personi i njëjtë është zënë edhe duke fotografuar votën në vendvotim me telefon, në të cilin kishte të ngjitur sloganin e VV-së.

Për rastin në fjalë, personin e zënë në flagrancë, Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor, i cili në këto momente është duke u intervistuar, sipas procedurave ligjore në polici.

PDK, Dega në Prizren shpreh shqetësimin për rastet në fjalë, andaj ju bën thirrje qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që të mos bien preh e manipulatorëve të vullnetit të popullit, por ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe qytetare, për të votuar lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre.

PDK, në Prizren gjithashtu u bën thirrje institucioneve kompetente policisë dhe prokurorisë, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura ligjore për eliminimin e parregullsive eventuale në procesin zgjedhor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz