back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinatoplajmiArrestohet një vëzhgues i Vetëvendosjes

Arrestohet një vëzhgues i Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të...

Njoftimi më i madh i vitit nga Apple po ndodh sot, çfarë pritet

New York – Është ekuivalenti i Ditës së Super...

Modelja e famshme merr vendimin e papritur, heq dorë nga karriera

Kendall Jenner po planifikon të heqë dorë nga jeta...

Moti për ditën e sotme në RMV

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të...

Policia e Kosovës ka arrestuar një vëzhgues të Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Brus të Komunës së Lipjanit.

Sipas burimeve të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur për shkak se ndaj të dyshuarit kohë më parë ishte ngritur një flet arrest nga Gjykata, ndërkohë që Policia e Lipjanit e kanë identifikuar atë dhe e kanë dërguar në mbajtje, raporton “Koha Ditore”.

Këtë e ka konfirmuar edhe Hamëz Kadriu, përfaqësues i KKZ-së në Lipjan i cili nëpërmjet telefonit i ka thënë se me vëzhgues merren subjektet politike ndërkaq rasti i fshatit Brus nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

“E kemi marrë si informacion se vëzhguesi kishte një flet arrest nga gjykata për një dënim prej pesë vjetësh. Është arrestuar nga Policia por nuk ka të bëjë asgjë me procesin zgjedhor. Vëzhguesit monitorohen drejtpërdrejt nga subjektet politike”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz