back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaSportHajde përhajr: Xherdan Shaqiri nis shtëpi të re dhe atë me kojshi...

Hajde përhajr: Xherdan Shaqiri nis shtëpi të re dhe atë me kojshi shumë special

Të ngjajshme

Xherdan Shaqiri po e ndërton një shtëpi në Alderley Edge, aty ku kanë jetuar më parë Cristiano Ronaldo dhe David Beckham.

Mesfushori nga Zhgera ka kontratë me Liverpoolin deri më 2023 dhe si duket planifikon që të qëndrojë në këtë qytet për një kohë të gjatë, shkruan Reporteri.net

Shaqiri ka filluar ta ndërtojë një shtëpi në Hale, vend i cili është vetëm një orë larg Liverpoolit. Saktësisht në lagjen Aldeerley Edge, aty ku kanë jetuar edhe yjet si, Cristiano Ronaldo e David Beckham, të cilët aktualisht jetojnë njëri në Itali e tjetri në Amerikë.27 vjeçari ka marrë një shtëpi me qera afër shtëpisë së re, e cila po i ndërtohet. Ai dëshiron që t’i ndjekë nga afër punimet dhe gjithashtu ka thënë se ndoshta pasi ta përfundojë karrierën si futbollist do të merret me biznese të ndërtimit.

“Jam i interesuar për pasuritë e paluajtshme gjithsesi, edhe unë kam disa në Zvicër. Mund ta imagjinoj veten duke punuar në këtë drejtim pas karrierës time,” ka thënë Shaqiri. /Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit