BallinaLajmeIncidenti në Gjermani: I vdekur është Fatos.L nga Kosova

Incidenti në Gjermani: I vdekur është Fatos.L nga Kosova

Të ngjajshme

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Rummenigge vlerëson lart PSG-në: Luis Enrique arkitekti i kësaj skuadre

Legjenda e Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka vlerësuar lart...

Nga një incident i armatosur në fshatin Abensberg të Bavarisë së Poshtme ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur rëndë, raporton Gazeta Express.

Siç ka shkruar fillimisht gazeta gjermane “pi-news.net”, thuhej se personi i vrarë dhe i plagosuri ishin të nacionalitetit serb dhe se ishin sulmuar nga dy shtetas nga Kosova.

Megjithatë gazeta tjetër gjermane “BILD”, jep një version tjetër të ngjarjes dhe  raporton se personi i vrarë është kosovari me inicialet Fatos. L (39 vjeç) dhe ka mbet i plagosur rëndë vëllai i Fatosit.

Në adresë të Gazetës Express ndërkohë kanë ardhur informacione nga kosovarë që jetojnë në qytetin e Abensberg duke thënë se bëhet fjalë për dy kosovarë, njëri që është plagosur dhe tjetri që është vrarë.

Ndërkohë është përcjellë edhe një njoftim në facebook i një familjari i cili ka thënë se kanë marrë lajmin për vdekjen e Fatos Lumit, emër ky që koincidon me inicialet e dhëna nga gazeta gjermane BILD.

Gazeta Express ka kontaktuar me Sejdi Oruqin i cili ka edhe lidhje familjare me të ndjerin Fatos Lumi.

Ai ka konfirmuar se edhe vëllai i Fatosit, Hakiu është i plagosur rëndë.

“Po ka ndodhur një vrasje. Edhe vllau i Fatosit, Hakia është i plagosur rëndë. Fatosi ka vdekur menjëherë”, ka thënë Oruqi për Express.

Dyshohet ndërkohë se edhe autorët e vrasjes dhe plagosjes janë nga Kosova./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz