back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaJetëJa ç'mrekulli u ndodhin flokëve nëse i trajtoni me qepë të kuqe...

Ja ç’mrekulli u ndodhin flokëve nëse i trajtoni me qepë të kuqe dhe uthull molle

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur...

Shpesh dëgjojmë të thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë për një femër, por nëse bien shpesh dhe nuk ka fortësinë e shkëlqimin e duhur mund të bëhen burim stresi sidomos për femrat. Flokët e hollë dhe që këputen lehtë vijnë si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, gjendjes emocionale të paqëndrueshme, regjimit jo të shëndetshëm ushqimor dhe çrregullimeve hormonale.

Fatmirësisht në ditët e sotme mund të gjeni një pafundësi trajtimesh, kurse gjyshet dhe mamatë tona gjenin gjithmonë zgjidhje tek bimët dhe produktet e konsumit të përditshëm. Një prej tyre është edhe qepa. Kjo perime, e pazëvendësueshme në kuzhinë, është e tillë edhe për kujdesin e flokëve. Ajo ndihmon në forcimin e tyre dhe parandalimin këputjen dhe rënien e shpeshtë të tyre. Maska e sotme ju ndihmon të kenë flokë sa më të shëndetshëm.

Përbërësit: 2 qepë të kuqe, 2 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle ujë të vakët, 250-300 ml uthull molle dhe vaj bajamesh.

Kombinimi i qepëve dhe hudhrës është një prej trajtimeve më të mira për të forcuar rrënjët e flokëve, për të parandaluar rënien e tyre dhe për t’i ushqyer që nga rrënjët deri tek maja. Antiokisdantët e qepës dhe vitamina e ushqyesit e hudhrës hidratojnë flokun, e mbrojnë nga veprimet e faktorëve të jashtëm dhe stimulojnë qarkullimin e gjakut në gjithë sipërfaqen e skalpit. Pasi të keni qëruar hudhrat dhe qepët, grijini me thikë dhe më pas kalojini në frulator. Bashkojini me ujin, uthullën e mollës dhe disa pika vaj bajamesh dhe mbajeni në kokë për 30 minuta. Në fund lani flokët me shampon e zakonshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz