back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKosova humb edhe një afat për vizat

Kosova humb edhe një afat për vizat

Të ngjajshme

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Komisioni LIBE ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën.

Por pavarësisht kësaj, sipas ekspertëve të integrimit, Kosova tashmë ka humbur shansin për ta finalizuar procesin e liberalizimit përgjatë këtij viti, shkruan “Zëri”.

Më 24 shtator 2019, Komisioni i Parlamentit Evropian për Drejtësi, për Punë të Brendshme dhe për Liritë Qytetare (LIBE) ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mirëpo me gjithë këtë mbështetje të Komisionit LIBE ekspertët e integrimeve thonë se ka pak gjasë të ndryshojnë gjërat për Kosovën. Sipas tyre, ky rekomandim është vetëm përsëritje e veprimit të 30 gushit të vitit 2018, për shkak të legjislaturës së re të PE-së.

Në anën tjetër, deri në fund të vitit 2019 Këshilli i Ministrave të BE-së do të mbajë dhe dy takime dhe në agjendën e asnjërit takim nuk përfshihet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ekspertët shpjegojnë që tashmë janë të dakorduara pikat e këtyre dy takimeve dhe se çështja e Kosovës nuk është në agjendë. Sipas tyre, nuk ka gjasë që liberalizimi i premtuar nga Qeveria për vitin 2019 të ndodhë. Siç thonë ata me shumë gjasë ky proces do të shtyhet për vitin 2020, atëherë kur Presidenca e BE-së do t’i kalojë Kroacisë e Gjermanisë.

Në anën tjetër Ministria për Integrime Evropiane me gjithë insistimin e gazetës nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. Ndërkohë nga Komisioni për Integrime Evropiane i legjislaturës së kaluar thonë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se nuk është më në dorën tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz