back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeSizmologu grek: Fat për Shqipërinë që tërmeti epiqendrën e pati në det,...

Sizmologu grek: Fat për Shqipërinë që tërmeti epiqendrën e pati në det, nuk duhet të kishte dëme

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Ai u bë i famshëm në vendin tonë, disa muaj më parë, kur Presidenti Ilir Meta e citoi për parashikimin e tij në paralajmërimin e famshëm se disa tërmete më të fuqishme se ai i Athinës do të godisnin Ballkanin.

Sizmologu grek Akis Tselentis, megjithatë është një ndër më të njohurit në vendin e tij.

Sizmologu grek Tselentis ka folur në një lidhje telefonike për Report TV një ditë pas tërmetit që preku vendin tonë, duke thënë se ky tërmet nuk ishte i fortë, ndërsa shtoi se dëmet e shkaktuara kanë qenë për shkak të kualitetit të ndërtimit.

Sipas tij energjia e tërmetit u ul për shkak se epiqendra ishte në det dhe jo në tokë ndërsa deklaron se do ketë pas-lëkundje të tjera në muajin në vijim.

Por tha se ato do të jenë të vogla, një fenomen që ndodh pas çdo tërmeti.

Drejtor i Observatorit Kombëtar të Gjeodinamikës në Athinë, Akis Tselentis një ditë pas tërmetit me magnitudë 5.8 që preku Shqipërinë tha  se tërmeti i djeshëm ishte mesatar dhe dëmet që u shkaktuan ishin për shkak të cilësisë së ndërtimit.

“Tërmeti i djeshëm kryesor nuk ishte një tërmet i fuqishëm por mesatar. Duke parë që edhe një tërmet i tillë ka shkaktuar dëme, mendoj se kjo është për shkak të kualitetit të ndërtimit” – u shpreh  Tselentis.

I pyetur për pasgoditjet dhe rrezikun e tyre, profesor Tselentis shprehet se pas lëkundje nga tërmeti fillestar do të ketë në muajin në vijim por ato do të jenë në magnitudë më të ulët.

“Pasgoditjet nga tërmeti do vijojnë për një farë kohë. Pas lëkundjet mund të ndodhin edhe pas një muaji nga tërmeti i parë. I vetmi shqetësim mund të jetë tek ndërtesat që janë prekur nga goditja e parë e fortë që mund të jenë më të ekspozuara ndaj pasgoditjeve”.

Tselentis përmendi faktin se nga një tërmet i tillë që ra në Shqipëri nuk duhet të ketë fare dëme dhe që në të ardhmen mos ketë dëme të tjera ai thotë se “duhet të rishikohen procedurat dhe kodet e ndërtimit të bëhen më strikte për të ulur rrezikun nga tërmetet”.

Tselentis tha se një gjë e mirë ishte se ky tërmet ndodhi në det pasi u ul forca e goditjes.

“Fatmirësisht epiqendra e këtij tërmeti ishte në det dhe kjo ishte një gjë e mirë pasi kjo e ul energjinë e goditjes. Shqipëria është në një zonë sizmike ku lëvizim pllakat tektonike dhe mendoj se ishte një gjë e mirë që ky tërmet ndodhi në det. Tërmetet mund të ndodhin por s’mund t’i parashikojmë, vetëm nuk duhet të harrojmë kurrë rrezikun prej tyre”.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz