back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaSportMuriçi thumbon Harry Kane në një postim të Ligës së Kampionëve

Muriçi thumbon Harry Kane në një postim të Ligës së Kampionëve

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, e ka ‘thumbuar’ Harry Kane, derisa ka pëlqyer një postim në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve, ku flitej për aftësinë e lojtarit për të shënuar nga pika e penalltisë, transmeton Gazeta Metro.

Harry Kane e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes Olympiakos – Tottenham, që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në minutën e 26-të të ndeshjes nga pika e penalltisë.

Sulmuesi anglez i ka shënuar plot 34 gola nga pika e penalltisë gjatë gjithë karrierës së tij, për klubin dhe ekipin kombëtar, por të njëjtin fat nuk e pati edhe në ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës.

Anglia siguroi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen kundër Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, mirëpo në atë ndeshje Aro Muriçi arriti t’i japë fund rekordit të mirë të Kane nga penalltitë duke ia pritur goditjen nga 11-metërshi.

Për këtë arsye, pëlqimi i Muriçit në postimin e faqes së Ligës së Kampionëve për aftësinë e Kane të shënojë nga pika e penalltisë u vërejt edhe më shumë nga tifozët.

“Gjejë një lojtar që është më i mirë në penallti. Po presim…”, shkruhej në postimin e Ligës së Kampionëve.

Përkundër që Kane e shënoi atë penallti, skuadra e tij nuk arriti të marrë rezultat më të mirë sesa një barazim me rezultat 2:2 kundër klubit grek, duke e çuar dëm epërsinë prej dy golash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz