back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaUncategorizedIsh-deputetja e PDK-së intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Ish-deputetja e PDK-së intervistohet sot nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në parkun e qytetit në Mitrovicë

Një person është therur me thikë sot në parkun...

Nuk ndalen problemet për Francën, lëndohet edhe Doue

Kombëtarja e Francës po përballet me një mungesë të...

Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës,...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, mësohet se ku ishte epiqendra

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë...

Safete Hadergjonaj, ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), do të intervistohet sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Gjatë një bisede të shkurt me Gazetën Sinjali, Hadergjonaj ka thënë se ftesa fillimisht i kishte ardhur për tu intervistuar në Hagë, por për shkak të problemeve me vizë, më pas i ishte thënë se do të intervistohet në Prishtinë.

“Në ftesën që e kam marrë që intervista do të bëhet në Hagë më 19, ndërsa tri ditë pasi e kam marrë ftesën më ka telefonuar një person dhe më ka thënë se intervista do të zhvillohet këtu për shkak të dokumentacionit sepse nuk kam vizë për arsye se ftesa ka ardhur me vonesë. Aty thuhet që 21 ditë më herët duhet të rregullohet dokumentacioni, kështu që nesër intervista zhvillohet në Kosovë”, kishte deklaruar ajo për Sinjalin.

Më tutje Hadergjonaj ka thënë se në ftesën e pranuar është informuar vetëm se do të jetë intervistohet në cilësinë e dëshmitares.

“Në ftesë shkruan se do të intervistohem në cilësinë e dëshmitares, ndërsa nuk kam ndonjë informatë tjetër se për çka do të intervistohem apo ku është fokusi. Po jam interesuar edhe për avokat, por nuk e di si janë procedurat aty”.

“Kryesorja është që nesër do t’i përgjigjem ftesës dhe do t’i përgjigjem me korrektësi qytetare ligjore. Dëshmia ime është vetëm për pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe vuajtjet e shqiptarëve që i kanë përjetuar në luftë dhe do të japë intervistë me kompetencë për pastërtinë dhe drejtësinë e UÇK-së”, kishte deklaruar Hadergjonaj.

Gjatë ditës së djeshme nga hetuesit e Gjykatës Speciale janë intervistuar edhe Time Kadrijaj, Naim Maloku si dhe Sokol Bashota.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz