BallinaLajmeDardan Molliqaj: Liburn Aliu e rrahu fizikisht në Tiranë një artist para...

Dardan Molliqaj: Liburn Aliu e rrahu fizikisht në Tiranë një artist para Albin Kurtit

Të ngjajshme

Broja ‘ngroh’ tifozët kuqezi, rikthehet në fushë te Burnley pas një mungese të gjatë

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, rikthehet në fushë...

Njohja e dokumenteve serbe, Rama: Mbështesim koordinimin e Kosovës me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit të serbëve...

Elijona ndryshon “look”, detaji që mori vëmendje (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë...

Dardan Molliqaj ka mohuar të ketë pasur grushte dhe shqelma mes tij dhe anëtarit të Vetëvendosjes, Haki Abazin. Molliqaj ka akuzuar VV-në se po viktimizohet me sulme, duke thënë se Liburn Aliu kishte rrahur një artistë të prani të Albin Kurtit.

“Gjithçka që ka ndodhur shihet në kamera. Ajo që mund të them është se as nuk është grushtuar as nuk është shqelmuar as nga unë as nga Sahiti”, ka thënë Molliqaj.

Më tutje ai ka thënë se VV po viktimizohet për diçka që e ka instaluar vetë ajo.

“Në këtë subjekt vetë kryetari i kësaj partie ka qenë me Liburn Aliun në vitin 2012 në Tiranë kur ai e ka rrahur një artist të komunitetit rom. Albin Kurti ka qenë i pranishëm”, ka thënë Molliqaj në Rubikon të KTVsë.

“Ata vetëm duan të viktimizohen. Të mos flasim për këtë temë. Nëse është qysh po thotë (Haki Abazi), atëherë janë kamerat, vendos drejtësia”, ka shtuar Molliqaj./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz