BallinaLajmeZbulohet pllaka memoriale e viktimave të 11 Shtatorit

Zbulohet pllaka memoriale e viktimave të 11 Shtatorit

Të ngjajshme

KQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 39-të...

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Shkas për këto zëra të fundit u bë një...

Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri

Iranianët kanë paraqitur një propozim të ri që do...

Në oborrin e Qeverisë së Kosovës mëngjesin e sotëm është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett zbuluan këtë pllakë në të cilën është gdhendur logoja e Qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe datat 11 shtator 2011.

Në fjalën e tij, Haradinaj tha se para 18 vitesh edhe Kosova e përjetoi rëndë sulmin mbi popullin mik të Amerikës. “Kosova kujton cdo vit të rënët e kësaj ditë dhe bashkëndjejmë me Amerikën dhe këtë ditë do e kthejmë në traditë në nderim të çdo 11 shtatori të çdo viti.

Para se të fillojmë punën do i nderojmë ata që ranë në sulmet e 11 shtatorit sepse i konsiderojmë si tanët sepse Amerika është garanci për sigurinë në botë”, tha Haradinaj.

Pas zbulimit të pllakës memoriale Haradinaj dhe Kosnett si dhe personalitete të tjera që morën pjesë në këtë ceremoni bënë homazhe. Ndryshe, rreth 3 mijë viktima humbën jetën në sulmin terrorist më 11 shtator 2001.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz