back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKy është “Kasapi” i cili sot u mbyt nga nipi i tij

Ky është “Kasapi” i cili sot u mbyt nga nipi i tij

Të ngjajshme

NATO: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

NATO-ja ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Burime të sigurta të Sinjalit brenda Policisë dhe Prokurorisë, thanë se personi që dyshohet se u vra me thikë sot në Lipjan është F.K 42 vjeçar. Të njëjtat burime treguan se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për çështje pronësore, po ashtu kanë bërë me dije se dorasi dhe viktima janë nip e dajë.

Nga përleshja me thikë ka mbetur i vdekur 42-vjeçari dhe janë lënduar dy persona tjerë. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Dorasi është arrestuar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rastin e ka konfrimuar edhe Policia e Kosovë.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një arme të ftohtë (thikë), gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, tha për Sinjalin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sidoqoftë, dyshohet se për shkak të problemeve pronësore, para tri ditësh në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, u vrarë me armë zjarri edhe B.M dhe M.R.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz