back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaSportGjynah që s’ka bastore: Veseli e qëllon rezultatin, tha se Kosova fiton...

Gjynah që s’ka bastore: Veseli e qëllon rezultatin, tha se Kosova fiton 2 me 1

Të ngjajshme

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi...

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme përmes një postimi në llogarinë e tij në  Facebook, ka parashikuar fitoren e Kombëtares së Kosovës.

Se Veseli është fans i madh i futbollit e kemi ditur edhe më parë, pasi ai gjithmonë shihet në stadium, sa herë që luan kombëtarja e Kosovës, mirë sot ai ka dëshmuar se ka aftësi edhe në parashikimin e rezultatit të ndeshjeve, shkruan Reporteri.net.

“Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside”, ka shkruar Veseli në Facebook.

E ky parashikim i Veselit ka dalë të jetë plotësisht i saktë, pasi ndeshja Kosovë-Çeki ka përfunduar pikërisht me këtë rezultat, shkruan Reporteri.net.

Tutje Veseli ka thënë se ata që ia qëllojnë këtij  do të kenë nga një dhuratë të fanellës së Kombëtares së Kosovës.

“Më tregoni sa të mirë jeni ju në parashikime dhe dhjetë tifozët më të shpejtë që ia qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar ai.

Mbetet të shihet se a do ta mbajë Veseli këtë premtim. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz