back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaSportSkandali i tifozëve pro-serb në Kosovë bëhet e madhe në Çeki, reagojnë...

Skandali i tifozëve pro-serb në Kosovë bëhet e madhe në Çeki, reagojnë Qeveria, Shoqatat…!

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Gazeta e njohur çeke, “Sport.cz”, ka raportuar për arrestimin e shtetasve çekë në Republikën e Kosovës.

“Përmbyset beteja e futbollit – Policia e Kosovës arrestoi tetë çekë , ata donin të lëshonin një dron mbi stadium”, është titulli i këtij mediumi.

Lidhur me këtë është alarmuar edhe Qeveria. Ministria e Punëve të Jashtme, respektivisht zëdhënës i saj, reagoi për këtë rast.

“Gjashtë meshkuj dhe dy femra bartnin gjithashtu pankarta me fjalët “Kosova është Serbi”. Informacioni u morë nga faqja e internetit indeksonline.net”, thuhet në përgjigjen e Robert Řehák.

Skandali i tifozëve zgjoi reagime edhe tek Shoqata e Futbollist në Republikën e Çekisë.

“Mund të konfirmojmë që një grup prej tetë tifozësh u arrestuan nga policia afër Prishtinës. Ata gjithashtu zbuluan piroteknikë dhe thika”, tha Michal Jurman, zëdhënës i Shoqatës.

“Shoqatat kundërshton çdo sjellje të ngjashme të tifozëve që lidhin politikën me sportin. Situata aktualisht po trajtohet në bashkëpunim midis Policisë së Kosovës, Policisë çeke dhe Ambasadës së Republikës çeke.

“Sa i përket ndeshjes së sotme, masat e sigurisë do të forcohen kur hyjnë në ndeshje. Për shembull, tifozët nuk do të jenë në gjendje të marrin asgjë tjetër përveç flamurit çek në stadium”, thotë Jurman.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, e vlefshme për eliminatoren “Euro 2020”, do të zhvillohet në ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz