back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmePas Dërgutit as ky ish-deputet i PSD-së nuk garon për deputet

Pas Dërgutit as ky ish-deputet i PSD-së nuk garon për deputet

Të ngjajshme

Kica-Xhelili: Propaganda, demagogjia e shkeljet kushtetuese nuk kanë mbështetje

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi sot...

Set i zi, Rike Roçi s’ka si ti

Influencerja dhe aktorja Rike Roçi ka bërë përshtypje këtë...

Aksident në Veternik të Prishtinës, vetura shemb pritoren për autobusë

Një veturë ka goditur një pritore për autobusë në...

Ish-deputeti i PSD-së, Faton Topalli nuk do të jetë kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD.

Këtë e ka bërë të ditur vet Topalli përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se arsyet e moskandidimit janë personale.

“Tani kur po përpilohen listat e partive politike për deputetë, dua t’iu njoftojë që nuk do të jam pjesë e listës së koalicionit PSD-AAK. Arsyet e moskandidimit tim janë personale”, ka shkruar Topalli.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e PSD-së, dhe do të jetë pjesë e shtabit zgjedhor.

“Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë Socialdemkrate, të cilës ia kam falur gjithë besimin tim dhe prej së cilës jam emëruar drejtues i Shtabit Zgjedhor për Ferizaj dhe drejtues i Shtabit Rajonal për zgjedhjet e vitit 2019. Pra, do të jem 100% në shërbim të Kosovës, 100% në shërbim të PSD-së”, ka shkruar Topalli.

Ai ka thënë se gjatë karrierës politike 41-vjeçare, më pak se 6 vjet ka qenë deputet.

“Prej 41 vitesh të aktivitetit tim politik, në pak më shumë se 6 prej tyre kam qenë deputet. Shumë politikanë thonë se e duan vendin, por realisht nuk i duan njerëzit. E, kush nuk i do njerëzit, nuk mund ta dojë vendin. Unë i dua njerëzit, dhe kjo është çfarë më ka shtyer të angazhohem politikisht”, ka thënë Topalli. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz