back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKjo vajzë e re nga Drenica pjesë e listës së LDK-së për...

Kjo vajzë e re nga Drenica pjesë e listës së LDK-së për deputete (FOTO)

Të ngjajshme

Nënë e bir grabitës, zbardhen 6 vjedhje në Memaliaj dhe Përmet

Policia e Tepelenës ka finalizuar një operacion për zbardhjen...

Musliu: Shteti i bllokuar për një pozitë pa peshë, Kosova po kalon ditët më të vështira

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete...

Sallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy opsione për të zgjidhur ngërçin në Kuvend

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu,...

LDK-ja ka vendosur në listën e emrave që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, edhe Marigona Gecin. Marigona është vajza e madhe të aktivistit të LDK’së, Gani Gecit.

Kështu bëjnë të ditura burime të Gazetës Express brenda partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.

Marigona Geci ka marrë pjesë si delegate edhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të LDK’së më 3 gusht kur është rizgjedhur në krye të partisë Isa Mustafa.

Ajo është deleguar nga Dega e LDK’së në Viti, pasi që atje është edhe martuar.

Marigona është vajza e madhe e Gani Gecit e lindur më 9 shkurt të vitit 1992 në Skenderaj. Pak muaj pas lindjes, babai i saj Ganiu, e kishte kryer sulmin e parë kundër forcave serbe.

Shkollën fillore e ka të përfunduar në fshatin Llaushë ndërsa shkollën e mesme në Skenderaj. Është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, departamenti Banka, Financa dhe Kontabilitet me notën 9.77 gjatë studimeve Bachelor. Masterin poashtu e përfundoi në Fakutetin Ekonomik në departamentin e njëjtë Banka, Financa dhe Kontabilitet me notë mesatare 9.50.

Ka përfunduar gjithashtu studimet bachelor në fakultetin Filologjisë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Prishtinës. Flet gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane rrjedhshëm.

Ka ndjekur studimet e PhD-së në kuadër të programit “Tempus” pranë Universitetit të Prishtinës, në fakultetin Ekonomik, departamenti Ekonomik. Tani është në përfundim të temës së Doktoratës, program ky i cili është në bashkëpunim me tri universitete Evropiane, shkruan ‘Kosovarja’.

Punon si asisitente e rregullt për lëndët ekonomike në fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prizrenit. Asistente e angazhuar është edhe në Universitetin e Prishtinës.

Është e martuar me Milot Lalën nga komuna e Vitisë dhe është nënë e një vajze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz