back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeVeseli takoi ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott  

Veseli takoi ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott  

Të ngjajshme

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi...

Trump riemërton Pentagonin në Departament të Luftës përmes një urdhri ekzekutiv

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv...

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave...

Mot me diell, temperaturat deri në 30°C

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka njohur me zhvillimet politike në vendin tonë, arritjet e deritashme dhe aspiratat zhvillimore e euro-atlantike.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli tha se populli i Kosovës i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e dhënë para dhe gjatë luftës, por edhe për mbështetjen e madhe në procesin e shtetndërtimit.

Veseli tha se Kosova do të vazhdojë të jetë një aleat i partnerëve perëndimorë dhe mbi këtë partneritet ajo do të rrugëtojë në integrimet euro-atlantike.

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për pritjen e përzemërt dhe u zotua se do të punojë bashkë me institucionet e Kosovës për të thelluar dhe forcuar edhe më shumë lidhjet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz