back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeBefason Kurti: Ja posti që do t’i jap Vjosa Osmanit nëse bëhem...

Befason Kurti: Ja posti që do t’i jap Vjosa Osmanit nëse bëhem kryeministër

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, ka thënë se nëse ai fiton në zgjedhjet e 6 tetorit, pas fitores, kandidaten e LDK-së Vjosa Osmani, do ta bëjë kryeparlamentare.

Ai ka thënë në Rubikon se nëse nuk fiton VV-ja, “do të mbetet shteti i kapur dhe PDK-ja në pushtet”.

Një teori që PDK-ja e VV-ja të jenë bashkë në opozitë, sipas Kurtit, është e pamundshme. “Jemi dy pole. O ne o PDK-ja”.

“Nesër kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Më mandatojnë për kryeministër. Pas fitores, unë e bëj e zonjën Vjosa kryeparlamentare. Nëse s’jemi të parët, nuk shoh ç’kapje të shtetit”, ka thënë ai duke shtuar se nëse LDK-ja fiton dhe i ofron VV-së bashkëpunim, “në situatë të tillë hipotetike duhet të kthehen te këshilli i përgjithshëm”.

Ai ka thënë se nuk duhet të shihet si dështim edhe nëse nuk fiton as në zgjedhjet e tetorit.

Sipas tij, VV-ja do të fitojë më shumë se 1/3 e ulëseve në Kuvend me synimin që të marrë rreth 250 mijë vota.

Duke komentuar kundërkandidatët, Kurti ka thënë se ka respekt për Osmanin e LDK-së, ndërsa për Kadri Veselin e PDK-së, Ramush Haradinajn nga koalicioni AAK-PSD dhe Fatmir Limaj nga Nisma-AKR, ka thënë se “ata tashmë i takojnë së kaluarës, dhe po sillen si opozitarë”.

“Tre udhëheqësit e PAN-it që kurrë mos na u ktheftë në Qeveri”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz