back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeBahtiri tregon rezultatin e zgjedhjeve sipas tij

Bahtiri tregon rezultatin e zgjedhjeve sipas tij

Të ngjajshme

Hykmete Bajrami për Albin Kurtin: Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor

Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit...

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe...

Tahiri: Më 1 janar rritet tatimi në pronë, këtë mund ta ndalim me 28 dhjetor

Kandidati për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard...

Cilësia e ndotjes së ajrit në botë, ja ku renditet sonte Prishtina

Prishtina po renditet e 21-ta në botë për nga...

Kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht anëtar i ri i VV’së, Agim Bahtiri, i ftuar sonte në emisionin Pressing të T7 ka treguar rezultatin e zgjedhjeve sipas tij dhe ka bërë një thirrje për revolucion. Gjithashtu Bahtiri ka thënë se Vjosa Osmani nuk i merr vendimet në LDK.

“Unë mendoj se VV’ja do të del përmbi 32%, e dyta është LDK’ja, dhe për vendin e tretë do të luftojnë PDK dhe AKR’në. Ndërsa për AAK’në ka refuzuar të flasë”, ka thënë Bahtiri në T7.

Bahtiri gjithashtu bëri thirrje për një revolucion në këto zgjedhje.

“Unë jam i bindur thellë se e vetmja parti që mundet të likuidojë procesin e korrupsionit pa frikë, burrërish,t me të drejtë ligjore është VV’ja. Dhe këtë e dëshmon gjithë populli. O sot o kurrë duhet të bëhet një revolucion”, ka thënë Bahtiri në Pressing.

Ndërsa për Vjosa Osmanin tha se ajo nuk merr vendime në LDK.

“Unë kam respekt për Vjosën, por në LDK, vendimet i merr kryesia e LDK’së. Ju e dini se këta kanë qeverisë 20 vjet me ata. Janë 200 veta t’vranë prej partive politike. Pse nuk u zbuluan?”, shtoi Bahtiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz