back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëDramë në Shkup, pronari i’a vonon disa paga, punëtori i’a djeg makinën...

Dramë në Shkup, pronari i’a vonon disa paga, punëtori i’a djeg makinën X6

Të ngjajshme

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Një ish i punësuar në një firmë nga Kisella Voda e Shkupit, dje i ka djegur veturën, e më pas me benzinë e ka stërpikur edhe pronarin e firmës.

Xhipi ka qenë i parkuar në parkingun e firmës, ndërsa të punësuarit menjëherë kanë vrapuar për të shuar zjarrin në veturë. Pjesa e majtë e veturës është djegur tërësisht. Pronari ka ngelur i lagur me benzinë, ndërsa ish i punësuari nuk ka arritur që të ndezë edhe të pasi që të punësuarit tjerë kanë zbritur dhe kanë ndaluar sulmuesin.

Rastin në polici e ka paraqitur pronari i firmës. Në denoncim thuhet se ish i punësuari është revoltuar pasi nuk i janë paguar disa paga.

“Më 3.9.2019 në ora 13:43 në SPB Shkup, I.I (51) nga Shkupi, pronar i një firme në bulevarin Srbija, ka denoncuar se ish i punësuar në firmë, L.S (56) nga Shkupi, ka hedhur benzinë mbi veturën e tij BMW X6, e cila ka qenë e parkuar në parkingun e firmës. Arsyeja për këtë, sipas denoncimit, është mos pagesa e disa pagave drejt L.S. Zjarrin e kanë shuar të punësuarit, ndërsa L.S është arrestuar në stacion policor deri në zbardhje të rastit”, njoftuan nga MPB.

Ish i punësuari kur e ka stërpikur me benzinë edhe pronarin, aspak nuk ka tentuar të ikë, por qetësisht ka pritur të vijë policia.

Të Fundit

Sport

ShowBiz