BallinaLajmeIshte njëri nga figurat më të respektuara në LDK, djali i tij...

Ishte njëri nga figurat më të respektuara në LDK, djali i tij sot shpalli kandidaturën për deputet

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Djali i ish-nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, Iliri për mes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të jetë kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Fadil Ferati ishte nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Istogut për disa mandate. Ai vite më parë ka ndërruar jetë dhe mbetet njëri nga figurat më të respektuara në LDK.

Shkrimi i plotë i Feratit:

Të dashur miq, qytetarë të Istogut dhe Republikës, aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dua të ju njoftoj që kam marrë përkrahjen e kryesisë së degës në Istog në krye me z.Haki Rugovën që në këto zgjedhje të 6 tetorit, të jem pjesë e listës fituese të LDK-së. Duke shprehur falenderimin më të sinqertë ndaj gjithë atyre që më besuan, ju garantoj se do të jem zëri Juaj dhe do të angazhohem me gjithë qenien time që Lidhja Demokratike e Kosovës të rikonfirmohet si forca e parë politike në vend dhe programi i saj të jetë programi i Qeverisë së ardhshme të Republikës.

Kokën lartë e sy patrembur, të drejtë e njerëzor, të pa korruptueshëm e besnik ndaj popullit të vet. Ky ishte modeli i politikanit të mirë dhe mesazhi që jeta dhe vepra e Presidentit Rugova, Fadil Feratit, e shumë burrave të mëdhenjë të kësaj ane na e lanë për trashëgimi. Prandaj qysh nga sot, së bashku me Shkëmbin dhe Besartin, do të angazhohemi që të ju dëgjojmë, bashkëbisedojmë, dhe bashkërendojmë objektivat tona si qytetarë të Istogut e Republikës. Bashkë do e rikthejmë besimin dhe do vazhdojmë rrugën e trasuar nga gjithë ata burra të mëdhenjë që ishin para nesh. Të udhëhequr nga kryeministrja e ardhshme e Republikës, znj. Vjosa Osmani, lista jonë është modeli më i mirë i gërshetimit të profesionalizmit, politikbërjes, dhe njerëzores – kualitete që i mungojnë skenës politike tash e ca vite. Andaj, me përkrahjen Tuaj e me ndihmën e Zotit, duke filluar nga sot, le të punojmë fort, le të punojmë bashkë, në mënyrë që t’i kultivojmë ato kualitete njerëzore, profesionale, e politike në shtëpinë e popullit tonë – Kuvendin e Kosovës. Bashkë, le të u tregojmë të gjithëve se LDK-ja në Istogun e Ibrahim Rugovës, Fadil Feratit, Shaban Manajt e shumë grave e burrave që me veprat e tyre e graviruan përjetësisht emrin e tyre në historinë e Kosovës, është këtu dem baba dem! FITORE !!

Me shumë respekt, I juaji, Ilir FADIL Ferati

Image result for fadil ferati

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz