BallinaRegjionaleMitrovicëTheret me thikë një i ri serb në Urën e Ibrit

Theret me thikë një i ri serb në Urën e Ibrit

Të ngjajshme

KQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 39-të...

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Shkas për këto zëra të fundit u bë një...

Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri

Iranianët kanë paraqitur një propozim të ri që do...

Para disa orëve është therur me thikë një person i ri i nacionalitetit serb në urën kryesore të Mitrovicës.

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e saj se i riu është dërguar në spitalin e veriut të Mitrovicës.  I riu është D.Bojkoviq.

Kurse sipas portalit serb KoSSev, i riu ishte pjesë e një grupi serb që ishin konfrontuar verbalisht me disa të rinjë shqiptarë. Të rinjtë ishin përplasur mes vete në anën e majtë të urës. Personat e tjerë të përfshirë në këtë incident janë në stacionin policor duke dhënë deklarata rreth rastit.

Gazeta Express ka kontaktuar me Stacionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, por ata kanë thënë se nuk kanë ndonjë informacion për këtë rast.

Sipas tyre deri më  tash nuk kanë marrë informatë as zyrtare e as jo zyrtare për këtë rast./Gazeta Express/

Lexo poashtu: Ky është 35 – vjeçari nga Mitrovica që vdiq në Gjermani (FOTO)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz