BallinaBotëVdes palestinezja 5 vjeçare, prindërit e së cilës Izraeli nuk i lejoi...

Vdes palestinezja 5 vjeçare, prindërit e së cilës Izraeli nuk i lejoi ta shoqërojnë në operacion

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Vogëlushja palestineze 5-vjeçare, prindërit e së cilës ushtria izraelite nuk i lejoi të shkojnë me të në operacion, ka ndërruar jetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vogëlushja palestineze nga Gaza, Aisha Lulu, e cila më në fund mori leje për udhëtim në Kuds për shkak të një operacioni të komplikuar në tru, u detyrua të udhëtojë e vetme pasiqë autoritetet izraelite refuzuan t’u japin leje prindërve të saj për ta shoqëruar.

Ajo vunate nga një sëmundje në tru dhe vdiq menjëherë pas operacionit.

Aisha u detyrua të luftojë vetëm me sëmundjen, në një injorim të pamëshirshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, traktatet e të drejtave të njeriut, të drejtat e fëmijëve, të drejtën për shëndet dhe qasje në shërbimet shëndetësore në mënyrë të sigurtë.

Për shkak të rrethimit të Gazës nga viti 2007, qindra pacientë palestinezë kanë vdekur pasiqë u penguan për trajtim adekuat. Spitalet në Gaza ende nuk janë pajisur si duhet ndërsa palestinezët e sëmurë duhet të udhëtojnë në Izrael apo jasht vendit për shkak të pamundësië së kurimit në Gazë.

Muajin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se nga 2004 kërkesa të parashtruara nga pacientët në mars për leje izraelite për kalim me qëllim të trajtimit jashtë Rripit të Gazës së rrethuar, u miratuan vetëm 1.293 (65 për qind) nga numri i përgjithshëm ndërsa 74 kërkesa u refuzuan, përfshirë edhe katër fëmijë nën 18 vjeç.

Dje në Gjenevë OBSH miratoi rezolutën të titulluar: “Kushtet shëndetësore në territorin e pushtuar palestinez, përfshirë edhe Kudsin Lindor dhe Golanin sirian të pushtuar”.

Rezoluta e mbështetur me 96 vota, 11 kundër dhe 21 të përmbajtur, bën thirrje për mbështetje të shërbimeve palestineze të shëndetësisë dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor në territoret e pushtuara palestineze, përfshirë edhe Kudsin Lindor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz