back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëKërkesa e turistes franceze: Ma gjeni aparatin, e kam plot me foto...

Kërkesa e turistes franceze: Ma gjeni aparatin, e kam plot me foto cullak

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Një turiste franceze ka bërë një thirrje të veçantë në llogarinë e saj në Facebook, duke u kërkuar britanikëve që ta ndihmojnë në gjetjen e telefonit të humbur, pasi e ka plot me foto artistike por ‘topless’.

Vajza franceze e quajtur Lily Mika e ka humbur telefonin në Skoci, kur ishte duke shijuar një festë në Isle of Skye javën e kaluar.

Kamera ishte lënë në “një zonë pushimi pranë Sligachan” dhe tani ajo ka kërkuar që vendasit ta ndihmojnë duke e gjetur.

Ajo thekson se ishte duke punuar në një projekt për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit me Lumix GX80 e saj, që e merrte me vete në çdo udhëtim në botë duke bërë foto të veçanta.

Kamera është e mbushur me imazhe që prej fillimit të projektit dy vjet më parë.

“Pamja topless nuk është për të kapur vëmendjen, ato janë arsyeja që unë dua të bëj gjithçka për të gjetur aparatin tim. E gjithë kjo nuk ka të bëjë me paratë, fotografitë brenda janë shumë të rëndësishme për mua. Unë jam duke udhëtuar në botë me kohë të plotë që nga nëntori 2017 dhe që atëherë punoj në një projekt fotografie të quajtur Lily. Unë jam duke realizuar fotografi artistike topless në vendet më të bukura që unë vizitoj (tani Tailanda, Indonezia, Australia dhe Evropa). Qëllimi im është që të botoj një libër me këto foto për t’i fuqizuar gratë, për t’i inkurajuar që të ndihen më të lira dhe të sigurta, e të bëjnë atë që duan”, shkruan Lily në FB.

Të Fundit

Sport

ShowBiz