BallinaLajmeDalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve në veri të vendit, ja kush po...

Dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve në veri të vendit, ja kush po prin

Të ngjajshme

Kur titujt përkthehen më mirë se origjinali

Ndryshimi i titujve të filmave për tregje të ndryshme...

Sindroma që shkakton ngurtësi të pazakontë të penisit

Disa burra mund të përjetojnë një gjendje të pazakontë,...

Kurti vazhdon me emërime, Hysni Mehani zëvendësministër në Ministrinë e Financave

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për një tjetër...

Demokracia në Veprim përmes një konference për media ka publikuar rezultatet preliminare të 85% të votave të numëruara në katër komunat veriore të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas DNV-së Lista Serbe është duke udhëhequr bindshëm ndaj partive shqiptare në këto komuna, respektivisht PDK-së e VV-së.

Në Mitrovicën e Veriut siç thotë DNV Lista Serbe ka 95.2% të votave pasuar nga PDK me 3.1% dhe Vetëvendosje me 1.6 %.

Në Komunën e Zubin Potokut Lista Serbe është duke udhëhequr me 94.1%, PDK me 3.1 % dhe VV me 2.8 %.

Edhe në Leposaviç Lista serbe ka 96.4 % të votave, PDK 2.1% dhe VV 1.5 %.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Zveqan atje ku Lista Serbe është duke udhëhequr me 96.4 % të votave të fituara, Vetëvendosje me 2.2 % dhe PDK e cila ka marrë vetëm 1.4 % të votave.

Kujtojmë se këto nuk janë rezultatet përfundimtare pasi për këtë KQZ do ta japë fjalën e fundit./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz