BallinaLajmeStavileci tregon arsyen e udhëtimit të Veselit për në Lubjanë

Stavileci tregon arsyen e udhëtimit të Veselit për në Lubjanë

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Gjatë pasdites është raportuar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Hagë, pasi si i dyshuar është ftuar nga Gjykata Speciale.

Nga burimet e veta Indeksonline ka mësuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

 

 

Këtë për klankosova e ka pranuar edhe shefi i kabinetit të Veselit, Blerand Stavileci.

“Nuk po ju besojmë syve tanë për atë që po lexojmë. Lajmi nuk është aspak i vërtetë”.

Përkundër kësaj, Stavileci ka bërë të ditur se Veseli ka udhëtuar për në Lubjanë por për një qëllim tjetër.

“Aktiviteti i tij dhe i joni këto ditë është i përqendruar në iniciativën për krijimin e Tribunalit dhe të bëhet një dezinformatë e tillë në këto momente është gjëja më e keqe. Ai ka udhëtuar për në Lubjanë dhe do të kthehet nesër. Ne përveç që e demantojmë këtë gënjeshtër të kulluar do të ngrisim edhe padi për këtë çështje”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz