back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeNgjarje e rëndë në Ferizaj: Babai plagos djalin e tij me armë...

Ngjarje e rëndë në Ferizaj: Babai plagos djalin e tij me armë zjarri

Të ngjajshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në qytetin e Ferizajt.

Një prind ka plagosur djalin e tij me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Gazetën Blic, se rasti ka ndodhur sot rreth orës 07:20 të mëngjesit, teksa thotë se babai ka plagosur djalin e tij në këmbë.

Gashi ka treguar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, gjersa nuk ka pranuar që të japë informacione tjera, lidhur me motivet e plagosjes.

“Rasti ka ndodh rreth orës 07:20. Rasti është një plagosje në familje. Babai e ka plagosur djalin e tij me armë zjarri. Lëndimet e djalit nuk janë shumë të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka një plage në këmbë. Tani këto janë informatat që mund t’ua japim”, ka thënë Gashi për Gazetën Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz