BallinaRegjionaleDrenasSqarimi i kryetarit Lladrovci lidhur me projektin e ujësjellsit për 22 fshatra...

Sqarimi i kryetarit Lladrovci lidhur me projektin e ujësjellsit për 22 fshatra të Drenasit

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në...

Hamza mbledh kandidatët për deputetë të PDK-së

Bedri Hamza ka mbledhur kandidatët për deputetë nga radhët...

KFOR zhvillon stërvitje intensive ushtarake në Pejë

Ekipet e ushtarëve nga vende të ndryshme brenda Komandës...

Drenica Press e sjell të plotë sqarimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz  Lladrovci lidhur me projektin e ujësjellsit në Kamenicë.

Ujësjellësi për 22 fshatra të Drenasit nuk lëshohet në qershor – në disa segmente mungojnë gypat, hetimet kanë filluar

Nga ky keqpërdorim, do të goditen me vonesa 22 fshatra të Komunës së Drenasit, të cilat kanë pritur se nga qershori i këtij viti të jenë funksional gypat e ujit.

Ndjej për obligim të njoftoj qytetarët e Komunës dhe njëherësh kërkoj falje lidhur me mos realizimin e projektit në qershor të këtij viti, “Ndërtimi i gypit nga rezervuari i Ferronikelit deri të rezervuari i ri në Kamenicë”, projekt i vitit 2012.

Gjatë kryerjes së punimeve në vitet 2012-2014, projekti ka defekte të rënda- nuk janë vendosur gypat në tërë segmentet e planifikuara, sipas paramasës dhe parallogarisë.

Mungesa e gypave në gjatësi të konsiderueshme është vërtetuar nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale. Kjo Drejtori konstaton se gypi i ujësjellësit në disa segmente (llote) nuk është vendosur fare, nga kompania e kontraktuar. Kompania është paguar madje është bërë edhe pranimi teknik.

Kur kemi marr informacionin zyrtar, kam njoftuar organet kompetente dhe kanë filluar procedurat hetimore, si pasojë e kësaj, punimet nuk mund të vazhdojnë deri sa të kryhen hetimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz