back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKamishi: Pse nuk iku Isa Mustafa nga kërcënimet por prokurori Blakaj

Kamishi: Pse nuk iku Isa Mustafa nga kërcënimet por prokurori Blakaj

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të diskutuar për largimet e shumta të qytetarëve në vendi, ka folur edhe deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, shkruan Gazeta Express.

Deputeti i PDK’së, i njohur edhe si Kamishi, i është përgjigjur disa prej akuzave që opozita ia ka bërë pushtetit në lidhje me ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Haxhiu thotë se nuk ka të bëjë me kërcënime ikja e disa personave që i kanë shërbyer shtetit.

Sipas tij, më i rrezikuar dhe më i kërcënuar se prokurori Blakaj, ka qenë Isa Mustafa sa ishte kryeministër.

“Nëse thuhet se prokurori Elez Blakaj iku sepse u ndie i kërcëmuar, atëherë pse nuk iku Isa Mustafa. Mendoj se Isa Mustafa ka qenë edhe më shumë i kërcënuar gjatë detyrës së tij”, ka thënë Haxhiu.

Derisa lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë në Kuvend se edhe ish-prokurori special, Elez Blekaj, që po hetonte listat e veteranëve ka ikur pasi është ndier i kërcënuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz