BallinaLajmeEdhe deputeti nga Drenica po e mendon largimin nga Kosova, ja çfarë...

Edhe deputeti nga Drenica po e mendon largimin nga Kosova, ja çfarë thotë ai

Të ngjajshme

​Opozita zhvillon protestën e radhës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot...

Brikena-Mateos: Nëse ti del, unë jam e gatshme të dal me ty

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin...

KF Vjosa denoncon sjelljen e trajnerit Armend Dallku gjatë ndeshjes me Vushtrrinë

KF Vjosa ka denoncuar sjelljen e trajnerit të Vushtrrisë,...

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Deputeti Milaim Zeka ka thënë se edhe ai po planifikon ta lë Kosovën. Thotë se e ka diskutuar me bashkëshorten këtë gjë.

“Edhe unë e gruaja ime kemi diskutu me ik nga vendi, ne të dy kemi punë, por kushtet nuk janë normale sepse vajza ime shkon në një çerdhe të shtetit ku janë 23 fëmijë. Ndërkohë, miliona euro shpenzohen për makina të zyrtarëve të qeveritarë”, ka thënë Zeka.

“Kjo seancë nuk ka pasë nevojë me u mbajtë fare sepse shkaktar kryesor të ikjes së të rinjëve, është politika e këtij vendi i aka sjell këtij vendi që prej mbarimit të luftës e këndej. Ikja masive e shqiptarëve para luftës ka qenë ikje nga terrori fizik, ndërkaq ikja pasluftës, është ikje nga terori psiqik. Nuk ka krim më i madh që mundet me i ndodh ndonjë populli se sa keqpërdorimi i parasë publike. Një pjesë e jona, bajagi shumica prej nesh, jo të gjithë, jemi keqpërdorues të parasë publike. Ne edhe si komisione e si deputetë, ju dërgojmë letra institucioneve e shteteve të huaja, i lusim me na thirrë në vizitë. Pra nuk është që dikush na thirrë neve në viztë, po na i lusim me na thirrë në vizitë.  Pra, vizita palidhje. Edhe kryetari i Kuvendit kur shkon në Hungari e Japoni shkon ban be që po shkon me pare të babës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz